Brendet

Shtëpitë italiane me të cilat ndajmë të njëjtin respekt për materialin, formën dhe detajin. Koleksionet e tyre i sjellim në Shqipëri dhe ju ndihmojmë t’i zgjidhni për shtëpinë tuaj.

Sallon klasik Bellotti Ezio me divanë dhe kolltukë të veshur, në një sallë me afreske

Cabiate · Lombardi

Në vitin 1935 Enrico Bellotti hapi punishten e tij në Cabiate, në zemër të Brianzës. Sot kompaninë e drejton brezi i tretë, Donatella dhe Federica Bellotti: mobilje luksi prej druri, me intarsia, gdhendje dhe dekorime të punuara me dorë, në linjën klasike dhe në linjën bashkëkohore BelMondo.

Njihet për

Dhoma ndenjeje, salla ngrënieje, dhoma gjumi, librari dhe aksesorë

Fotografitë: © Bellotti Ezio, me lejen e markës.

Kuzhinë Cèline e Composit me ishull mermeri të bardhë dhe stola me këmbë të arta

Pesaro · Marke

Histori familjare italiane, e drejtuar nga tri breza të familjes Belligotti. Marka Composit u themelua në vitin 1974, kushtuar tërësisht kuzhinave, dhe sot i gjithë cikli i prodhimit të kuzhinave dhe gardërobave kryhet në selinë e saj pranë Pesaros. Çdo kuzhinë Composit projektohet me masë, sipas hapësirës dhe kërkesave të klientit.

Njihet për

Kuzhina moderne dhe klasike (koleksionet Modern dhe Timeless), gardëroba, sisteme për dhomën e ndenjes

Fotografitë: © Composit, me lejen e markës.

Dhomë ndenjeje me tavolinë mesi prej xhami dhe pasqyra Fiam në mur

Tavullia · Marke

Prej më shumë se pesëdhjetë vitesh, Fiam Italia e trajton xhamin si material dizajni. E themeluar nga Vittorio Livi, njihet për xhamin e lakuar dhe për bashkëpunimet me projektues si Philippe Starck dhe Marcel Wanders.

Njihet për

Pasqyra, tavolina, tavolina mesi, vitrina, konsola, ndriçim

Fotografitë: © Fiam, me lejen e markës.

Dhomë ndenjeje me divan Framed të Formitalia dhe dritare të larta

Valenzatico · Toskanë

Me seli në Valenzatico të Toskanës, Formitalia Group krijon mobilje dhe objekte luksi për shtëpinë, për ambiente të brendshme dhe të jashtme. Koleksionet e saj përfshijnë ndër të tjera DIDI dhe JR Home by John Richmond.

Njihet për

Divanë, kolltukë, krevate, tavolina, ndriçim, tapete

Fotografitë: © Formitalia Group, me lejen e markës.

Dhomë ndenjeje me divan Aurel dhe tavolina mesi Vega të Lema

Alzate Brianza · Lombardi

Që nga viti 1970, në Alzate Brianza, Lema krijon mobilje me porosi, të përshtatura me masë për shtëpinë dhe për projekte kontrakt. Ndër projektuesit e saj janë Carlo Colombo dhe Roberto Lazzeroni.

Njihet për

Sisteme modulare, dhoma e ndenjes, dhoma e gjumit, salla e ngrënies, zyra në shtëpi

Fotografitë: © Lema, me lejen e markës.

Dhomë ndenjeje me divanin modular B.E.L.T. të Turri

Carugo · Lombardi

Turri lindi në vitin 1925 si një punishte e vogël artizanale e themeluar nga Pietro Turri në Brianza. E pranishme që në edicionin e parë të Salone del Mobile, në 1961, sot, nën drejtimin e Andrea Turri, ruan shpirtin artizanal dhe kujdesin për detajin në çdo koleksion dhe projekt me porosi.

Njihet për

Divanë, kolltukë, tavolina, karrige, krevate, bufe, ndriçim dhe aksesorë

Fotografitë: © Turri, me lejen e markës.

Dhomë ndenjeje me harqe dhe divan Ulivi, me puf prej lëkure të thurur

Cascina · Toskanë

Kompani toskane me seli në Cascina, e themeluar nga Nicola Ulivi. Çdo mobilje punohet me dorë brenda fabrikës, nga lëkurë dhe pëlhura të zgjedhura dhe dru cilësor, në kërkim të ekuilibrit mes formës dhe funksionit.

Njihet për

Divanë, kolltukë, puf, tavolina, krevate, pasqyra dhe llamba

Fotografitë: © Ulivi, me lejen e markës.

Partnerë të tjerë

Përveç brendeve kryesore, punojmë edhe me këto shtëpi italiane, e me shumë të tjera: divanë, dhoma gjumi, zyra, dyer, dysheme dhe aksesorë. Na kërkoni katalogët e tyre.

Kërkoni një brend që nuk e shihni këtu?Na shkruani

Showroom-i Murebest në Tiranë: divan modular me jastëkë portokalli, tavolina të rrumbullakëta dhe vepra arti në një mur gri të errët

Vizitoni showroom-in tonë

Prekni materialet, provoni rehatinë dhe bisedoni me ne për shtëpinë tuaj. Ju presim në showroom-in tonë në Tiranë.

  • Tiranë · ShowroomRruga Anton Lufi, Kompleksi Kika 2
  • Fier · ZyrëRr. "Ramiz Aranitasi"
Na vizitoni
Na shkruani në WhatsApp (hapet në një dritare të re)